11 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Peja

11 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Më: 14 janar 2021 Në ora: 08:34
Ilustrim

65 pacientë të infektuar me korona virus janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Nga spitali njofton se një pacient është në respirator (CPAP) dhe 46 të tjerë janë në oksigjenoterapi.

Ndërsa 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“65 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 1 Pacientë janë në Respirator(CPAP), 46 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë”.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 182 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat