Avokati rrëfen me emocione: Ja si u bëra mbojtës i viktimave të krimeve të luftës për familjen Zeqiraj nga Peja

Peja

Avokati rrëfen me emocione: Ja si u bëra mbojtës i viktimave të krimeve të luftës për familjen Zeqiraj nga Peja

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 22:29
Kujtim Kerveshi

Avokati Kujtim Kerveshi ka treguar për një rast interesant i cili lidhet me vrasjen e shqiptarëve në lagjen 'Kristal' të Pejës, e që ky i fundit ka mbrojtur viktimat e krimeve të luftës.

Ai madje ka rrëfyer gjerë e gjatë se si ka ndodhur rasti i familjes Zeqiraj në Pejë dhe vrasja e dy burrave Hilmiu dhe Skender Zeqiraj. 

"Ky është një fragmet që plotëson arsyen e mbrojtes që i dhamë viktimave të krimeve të luftës në Lagjen Kristal të Pejës.", ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Ky është një fragmet që plotëson arsyen e mbrojtes që i dham viktimave të krimeve të luftës në Lagjen Kristal të Pejës.

Një ditë vere të 2019 isha në Pejë, kisha disa ditë seanca atje me rradhë, kuptova se ka një rast të Pejës, lagja Kristal dhe diheshin vetëm inicialet, nuk kisha asnjë info. E kuptova se kush janë viktimat. Aktakuza ishte ushtruar.

Rastin e familjes Zeqiraj në Pejë dhe vrasjen e dy burrave Hilmi dhe Skender e kam dëgjuar në New York në vitin 2007 nga vëllai i viktimave Mërgimi.

Që nga pas lufta, nga ditët e para në studime, kam qenë kurreshtar se kush kanë qenë ata që vrranë qindra shqiptar në Pejë dhe rrethinë. kam identifikuar disa pjestarë në një fotografi, njërin nga ta e njohja nga ndeshjet e basketbollit. Që atëherë e kuptova se ata që vrranë, dogjën, plaçkitën Pejën kanë qenë afër, në qytet dhe rrethinë ishin serb/malazez lokal dhe nuk është e thënë se kanë qenë të ardhur nga vendet tjera detyrimisht!

Duke pasur një dëshirë jetësore për të ndihmuar vendin tim, bashkë me ekipin vlerësuam se mund ti mbulojmë gjitha shpenzimet, të ofrojmë kohën tonë dhe të japim më të mirën tonë për përfaqësimin e viktimave.

E takova Edonin, dhe aty ishte pika që edhe sot me ka mbajtur të detyruar!

“Kur ma morren Hilmiun, e ka pas djalin në krah, i ka thanë: leshoje se të vrrajmë me gjeth to. Hilmiu e ka leshu djalin dhe ai ju ka kap babes se vet per kambe mos me e lon me shku me ta”

E kuptova se Edonin, atë djalin e vogël, e kisha përballë në tavolinë ku e ftova ta takoja!

Edoni ishte ba burrë, ishte ai djali i këtij tregimi!

Ma rranë në kokë tan’ Bjeshkët e Nenuna se si për 20 vite ky vend nuk ka ba gati asgjë për viktimat e krimeve të luftës.

E pranoj se kam mësuar shumë për qytetin tim të lindjes, e njoha sidomos të ndjerin Hilmi përmes rrëfimeve të bashkëqytetarëve si ai i datës 27/11/2019: “gjaku i Hilmis’ e ka qit në ledinë”

Nuk kam si mos me e thanë se ky rast një vit e gjysmë na ka mbajtur në energji të plotë, na ka plotësuar profesionalisht e kombëtarisht.

Detyrohem ti shpreh respektim tim maksimal familjeve të viktimave, atyre që nuk hezituan të na asistojnë. I falënderoj ekipin tim, secilin vec e vec, vellain tim Dukagjin Kerveshi që ma ka mbajtë frontin në Pejë në çdo sekond kur kam pas nevojë për çka do, deri te gjykimi i detajeve të përvojës së tij.

Të faleminderit Kadri Mjekiqi Gent G. Spahija Armend Lokaj Kaltrina Lokaj Nazlije Sope Kasem Murturi Fatjana Shabanaj dhe Arnis Dumani (që ky i fundit nga 25 janar 2021 nuk është pjesë e ekipit meqë me merritë u dekretua gjykatës).

Kam dashur që bijat e tona Stina dhe Dua kur të rriten ta mbajnë kokën lartë, ashtu siç e mbaj unë për prindërit e mijë! Që familja ime të ndihet e plotësuar. Për çka, i deryrohem shumë bashkëshortes Burbuqe Spahija Kerveshi

Që kurr ma asnjëherë askush të mos qoj dorë mbi shqiptarin!

Mirënjohja jonë për viktimat dhe gjakun e tyre jeton dhe kristalizohet përjetësisht!

Ju faleminderit Edon Zeqiri, Dren S. Zeqiri Denis Zeqiri Fiona Zeqiri Haziri Edita Zeqiraj Bona Berisha Fuad Hoxhaj Agim O Nikqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat