Pas 40 orëve punë, rikthehet furnizimi me ujë në këto lokacione të Pejës

Peja

Pas 40 orëve punë, rikthehet furnizimi me ujë në këto lokacione të Pejës

Më: 14 prill 2021 Në ora: 19:45
Pejë

Hidrodrini ka njoftuar se është sanuar përkohësisht gypi për ujin e pijes në Pejë.

"Pas përpjekjeve dhe punës 40 orëshe të ekipeve të KRU ‘Hidrodrini’ është arritur që të kthehet furnizimi me ujë për konsumatorët e objekteve banesore tek ish-Tregu i vjetër dhe ata të rrugëve 'Gjin Gazulli', 'Beteja e Loxhës', Dervish Kryeziu' dhe 'Ardian Krasniqi’.

Konsumatorët në fjalë janë të lutur që ujin mos ta përdorin për pije, tani edhe një orë pas rikthimit të furnizimit.

Zgjidhja e problematikës tejet serioze në Gypin Distributiv 280 mbetet e përkohshme dhe sanimi I tërësishëm i saj do të ndodhë gjatë ditëve në vazhdim porse konsumatorët gjatë kësaj periudhe nuk do të mbeten pa furnizim.", thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat