Pejani e mbush Grykën e Rugovës me flamuj amerikanë

Peja

Pejani e mbush Grykën e Rugovës me flamuj amerikanë

Më: 2 maj 2021 Në ora: 20:19
Gryka e Rugovës me flamuj amerikanë

Një qytetar nga Peja e ka mbushur Grykën e Rugovës me flamuj amerikanë.

Kështu ka njoftuar një tjetër qytetar, Agim Rexhepi, i cili ka publikuar edhe imazhe afër lumit Lumbardh ku shihen flamujt e vendosur.

Postimi i plotë i tij:

Mit’hat Nallbani, qytetar nga Peja i ka vendos këta flamuj të aleatit tonë strategjik SHBA në grykë të Rugovës, 3 km nga Peja afër lumit Lumbardh dhe me siguri nuk e ka besu efektin e madh që do të shkaktoj tek njerëzit me shumë vlera si për shembull tek miku im shumë i nderuar z. Gani Ibërdemaj i cili pak më parë mi dërgoj këto foto që i kishte bêrë dje.

E falenderoj mikun z. Ibërdemaj dhe e përgëzoj z. Nallbani për veprimin e tillë.

I ftoj bashkombasit dhe qytetarët e nacionaliteteve tjerë jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Serbi e vende të tjera të bëjnë veprime të tilla respekti ndaj SHBA e miqëve/aleatve tanë.

Mit’hat Nallbani, qytetar nga Peja i ka vendos këta flamuj të aleatit tonë strategjik SHBA në grykë të Rugovës, 3 km nga...

Posted by Agim Rexhepi on Sunday, May 2, 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat