Policia gjobit 12 motoçiklistë në Pejë

Peja

Policia gjobit 12 motoçiklistë në Pejë

Më: 6 maj 2021 Në ora: 15:37
Pejë

Në kuadër të kontrollit të shtuar në komunikacion që nga fillimi i prillit, Policia e Kosovës sot në një operacion taktik në Pejë ka lëshuar fletë gjoba dhe larguar nga komunikacioni mbi dymbëdhjetë motoçikleta.

Gjobat kanë të bëjnë për mos regjistrim dhe për mos mbajtje të pajisjeve adekuate për ngasjen e mjetit të tillë.

Njësia rajonale e komunikacionit rrugor në Pejë ka bërë të ditur se do të vazhdojë së implementuari planin operativ edhe në qytetet tjera. të rajonit të Pejës, si Istog, Klinë, Deçan dhe Junik gjatë tërë sezonit veror.

Duke marrë parasysh se aksidentet në trafik ku të involvuar janë motoçiklistët zakonisht rezultojnë me lëndime të rënda trupore apo edhe fatalitet, Policia e Kosovës apelon për respektim të ligjeve dhe rregullave në komunikacion.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat