19 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Peja

19 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se janë duke u trajtuar 19 pacientë me COVID-19, prej tyre 13 pacientë në oksigjenoterapi.

Sipas njoftimit thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 727 vizita specialistike, 51 pranime dhe 212 pacientë të hospitalizuar.

Në Spitalin e Pejës në 24 orët e fundit janë kryer 10 operacione, kurse 53 pacientë janë në hemodijalizë.

Analiza kanë kryer 275 pacientë, që kanë bërë 3,489 analiza. Shërbime Radiologjike: 125 Rëntgena, 49 Ultrazëra, 12 CT-ja dhe procedura fiziatrike 36.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat