Përurimi i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Peja

Përurimi i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 12:29
Arkiv

Nesër (28.09.2021), duke filluar prej orës 11:00, do të organizohet ceremonia përuruese e Qendra Nacionale të Xhudos në Pejë.

Në përurimin e Qendrës Nacionale do të marrin pjesë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Kryeministri Albin Kurti, Kryetari Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Poashtu edhe përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Federatës së Xhudos së Kosovës dhe shumë personalitete e mysafirë tjerë vendorë e ndërkombëtarë.

Lokacioni Qendrës Nacionale të Xhudos: Lagjja Tabjet, Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat