Gazmend Muhaxheri tregon 6 shtyllat kryesore në të cilat do të fokusohet nëse fiton përsëri në Pejë

Peja

Gazmend Muhaxheri tregon 6 shtyllat kryesore në të cilat do të fokusohet nëse fiton përsëri në Pejë

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 21:06
Gazmend Muhaxheri

Kryetari i tanishëm i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka treguar 6 shtyllat në të cilat ai do të investonte nëse fiton përsëri në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Muhaxheri është kryetar i Pejës që 8 vjet, ndërsa ka kandiduar përsëri dhe pret të fitojë besimin e qytetarëve.

Ai thotë se e ka projektuar buxhetin e tij i cili do të fokusohet në 6 shtylla.

“Tu e pa nevojën dhe kërkesat. Kemi dalë me 6 shtylla ku do të shkojnë investimet. 8 milionë në mbrojtje të ambientit. 8 milionë në bujqësi. 8 milionë në arsim. 8 milionë në sport dhe kulturë. Dmth janë të konceptuara në projekte të ndryshme .infrastrukturë është me rëndësi të përfundohet rruga Varri i Sykut, Bojoviq, Podi i Jakupit, Qafë-Halë Koshutan. Dhe është nj pjesë e rrugës që lidhet nga Pepaj prapë në Koshutan. E përfundojmë unazën e Rguvoës e cila është në një lartësi mbidetare. Dhe lidhjen e Rugovës me Podgurin. Pra nga Podi i Jakupit deri në Shtedim. Pra po punojmë në dy drejtim të lidhen këto rrugë dhe t’i japim një shtytje turizmit malor. Ne si komunë i krijojmë kushtet, ndërsa është biznesi privat ai që i jep shtysë”, tha ai ndër të tjera teksa përmendi edhe investime tjera në infrastrukturë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat