Parashikimi i Gashit për përqindjen e fitores së Muhaxherit në Pejë

Peja

Parashikimi i Gashit për përqindjen e fitores së Muhaxherit në Pejë

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 23:42
Arben Gashi

Lidhja Demokratike e Kosovës pret fitore në Pejë qysh në rundin e parë të zgjedhjeve. Atje kryetari Gazmend Muhaxheri presin që të vazhdojë qeverisjen edhe në katër vjetët e ardhshme.

Deputeti Arben Gashi thotë se fitorja do të jetë shumë e madhe. Sipas tij, Muhaxheri do të marrë 65 për qind të votave të qytetarëve.

“Peja 65%”, shkroi Gashi në llogarinë e tij në Facebook.

Optimist për fitore ai u shpreh edhe për pjsën tjetër të vendit.

“…vazhdojmë me komunat tjera….’, theksoi ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat