Donacion nga ambasada japoneze Dhoma sensorike dhe një kombibus

Peja

Donacion nga ambasada japoneze Dhoma sensorike dhe një kombibus

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 17:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Qendra Burimore për mësim dhe këshillim Xheladin Deda dhe Ambasada e Japonisë në Kosovë kanë nënshkruar sot marrëveshjen për një donacion prej 70 mijë euro për shkollimin e nxënësve të verbër që ndjekin mësimin në këtë qendër. Projekti që mbështetet nga fondet japoneze ka të bëjë më ndërtimin e dhomës sensoorike, një shërbim shumë i rëndësishëm në zhvillimin dhe stimulimin shqisor të fëmijë me dëmtime në të parë, por edhe mjaft me rëndësi për fëmijët me dëmtime të shumë Fishta që ndjekin mësimin në këtë qendër.

Në ceremoninë e kontratës ambasadori Mitsunori Ogasawara ka thënë se prej vitesh Japonia ka ndihmuar Kosovën në projekte që nga shpallja e pavarësisë me mbi tre milionë euro, ndërsa kjo ndihmë është e veçantë pikërisht posë shkon për fëmijët me nevoja të veçanta në qendrën burimore në Pejë.

Zëvendës ministrja e arsimit Edona Maloku Berdyna ka thënë MASHTI është falënderues për këtë donacion me rëndësi dhe se ministria i ka dhënë rëndësi edukimit gjithpërfshirës për të gjithë fëmijët në Kosovë dhe se kjo do mbështetet edhe në përmirësimin e kushteve dhe punësimin e mësuesve mbështetës dh asistentëve për fëmijë me nevoja të veçanta.

Kurse drejtori i QBMK Xheladin Deda Xhavit Kastrati ka vlerësuar me këtë projekt plotësohen dy nga kërkesat më të rëndësishme që ka pasur qendra në këto vitet e fundit që është vazhdimësi e ndihmës së mëparshme të ambasadës japoneze dhe bashkëpunimit të suksesshëm me donatorë të jashtëm që ka qendra burimore.

Përpos dhomës sensorike, Qendrës burimore i është dhuruar një automjet transportues për punën në terren dhe ndërtimi i garazhës për veturat e qendrës. Ndihma e mëparshme japoneze në vitin 2014 ka qenë për ndërtimin e një ashensori për ndërtesën që ka mundësuar qasjen të gjitha fëmijëve në objektin e shkollës.

Qendra burimore është institucioni i vetëm arsimor për fëmijët e verbër dhe më dëmtime në të parë në Kosovë dhe vitin tjetër shënon 40 vjetorin e hapjes së saj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat