Pejë, Këshilli i Prindërve të hënën organizon marsh për fillimin e mësimit në shkolla

Peja

Pejë, Këshilli i Prindërve të hënën organizon marsh për fillimin e mësimit në shkolla

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Këshilli i prindërve në Pejë të hënën do të organizojë marsh në qendër të qytetit, prej orës 12:00 deri në orën 12:30.

Me moton “Qeveri dhe SBASHK duam zgjidhje, kërkojmë rikthim në bankat shkollore për fëmijët tonë!”, ata po kërkojnë që nxënësit të kthehen në shkollë dhe të fillojnë procesin mësimor.

“Të hënën nga ora 12:00, nën organizim të Këshillit të prindërve në Pejë, mbahet marshi me moton: Qeveri dhe SBASHK duam zgjidhje, kërkojmë rikthim në bankat shkollore për fëmijët tonë!”, thuhet në njoftimin për media.

Këshilli Drejtues i Shkollës “Hil – Mosi” në Pejë u ka bërë thirrje prindërve që me fëmijët e tyre (nxënës të kësaj shkolle), të marrin pjesë në këtë marshim.

“Po ashtu ju informojmë se paraprakisht ky aktivitet ka lejen e Komunës së Pejës, dhe të Policisë së Kosovës, ku këta të fundit do të kujdesën për sigurinë e këtij marshi!”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat