Dhjetë veta protestojnë në Pejë, kundër grevës në arsim

Peja

Dhjetë veta protestojnë në Pejë, kundër grevës në arsim

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

As sot nuk ka filluar procesi mësimor, ndërsa në disa shkolla të vendit disa mësimdhënës kanë filluar mësimin. Ndërkohë, sindikatat janë të vendosura të vazhdojnë grevën derisa të gjendet një kompromis ndërmjet qeverisë dhe sindikalistëve. Ndërsa, shumë prej prindërve kanë reaguar në mënyra të ndryshme.

As sot nuk ka filluar procesi mësimor, ndërsa në disa shkolla të vendit disa mësimdhënës kanë filluar mësimin. Ndërkohë, sindikatat janë të vendosura të vazhdojnë grevën derisa të gjendet një kompromis ndërmjet qeverisë dhe sindikalistëve. Ndërsa, shumë prej prindërve kanë reaguar në mënyra të ndryshme.

Në Peje sapo ka përfunduar protesta e Këshillit të Prindërve të cilët edhe njëherë bëjnë thirrje për fillimin e procesit mësimor. Në këtë protestë morën pjesë një numër i vogël i qyqarëve.

Hazir Tigani, anëtar i këtij Keshillit, tha se Qeveria dhe SBASHK-u duhet që menjëherë t’i tejkalojnë problemet, të dakordohen në mënyrë që greva të ndërpritet dhe  nxehësit t’i kthehen mësimit

Në mesin e marshit protestues pati edhe fëmijë të cilët brohoriten “nxënësit në shkollë, nxënësit në shkollë”

Edhe Arta Kolqaku Gashi, kryetare e Këshillit të Prindërve në Pejë bëri thirrje që mësimi të fillojë menjëherë.

Siç kemi paralajmëruar edhe më herët, Këshilli i Prindërve në Pejë organizoi marshin, me moton “Qeveri, SBASHK duam zgjidhje, duam rikthimin në bankat shkollore për fëmijët tanë”, në qendër të qyteti, por pjesëmarrja ishte e vogël.

Ndërsa në Gjakovë SHMU “Mazllum Këpuska”, Këshilli i Mësimdhënësve të kësaj shkolle ka vendosur që të filloj mësimin e rregullt nga dita e hënë (sot), më 19 shtator 2022 në ora 8:00.

“Ky vendim i Këshillit të Mësimdhënësve është marr për të mirën e përbashkët duke respektuar të drejtën e fëmijëve për arsimim. Këshilli i Mësimdhënësve mbetet pranë kërkesave të SBASHK-ut dhe vendimi për fillimin e mësimi është marr vetëm për të mirën e nxënësve”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle.Ndërsa në Gjakovë SHMU “Mazllum Këpuska”, Këshilli i Mësimdhënësve të kësaj shkolle ka vendosur që të filloj mësimin e rregullt nga dita e hënë (sot), më 19 shtator 2022 në ora 8:00.

“Ky vendim i Këshillit të Mësimdhënësve është marr për të mirën e përbashkët duke respektuar të drejtën e fëmijëve për arsimim. Këshilli i Mësimdhënësve mbetet pranë kërkesave të SBASHK-ut dhe vendimi për fillimin e mësimi është marr vetëm për të mirën e nxënësve”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat