Falet namazi i Fitër Bajramit

Peja

Falet namazi i Fitër Bajramit

Më: 30 mars 2025 Në ora: 07:28
Pejë

Është falur namazi i Fitër Bajramit në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë.

Nisja e faljes së namazit të Fitër Bajramit u bë me fillim nga ora 6:59, për të vazhduar me lutjet dhe pastaj urimet për njëri – tjetrit.

Hydben e Fitër Bajramit e bëri Muhamed Stublla, profesor në Medresen Alaudin, i cili në ligjëratën përmbyllëse dha mesazhe për besimtarët.

“Vëllezër dhe motra, njeriu ndihet i gëzuar dhe i lumtur atëherë kur arrin ta jetësojë një qëllim punë detyrë. Agjëruesit sot me shumë të drejtë ndihen të gëzuar e festojnë. Madhështia e kësaj dite përmes shfaqjes së gëzimit konsiderohet adhurimi më i veçantë në të. Të dashur besimtarë, shenjtëria dhe shpërblimi i agjërimit është i jashtëzakonshëm. Agjërimi si një trajnim i gjatë një mujor ndikon në rritjen e sinqeritetit në raport me Allahun”, tha hoxha Stublla.

Klan Kosova solli transmetim special nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, ku shikuesit patën mundësi të ndiqnin faljen e namazit të sabahut, ligjëratat si dhe programin artistik nga ilahisti Egzon Ibrahimi dhe grupi i tij. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat