Foshnja në lavatriçe, seanca e sotme përfundon pa vendim

Peja

Foshnja në lavatriçe, seanca e sotme përfundon pa vendim

Më: 16 prill 2025 Në ora: 19:40
Në Gjykatën Themelore në Pejë

Në Gjykatën Themelore në Pejë sot u mbajt sot seanca fillestare për rastin “Foshnja në lavatriçe”.

Zëdhënësi për media i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikqi, ka bërë të ditur për KosovaPress se seanca ka përfunduar pa ndonjë vendim të marrë nga trupi gjykues.

“Nuk është marrë ndonjë vendim. Sot është mbajtur seanca fillestare ku prokurori i shtetit ka lexuar aktakuzën ndaj dy personave të dyshuar dhe të cilët akuzohen për dëmtim të kufomës, për një foshnje në spitalin e Pejës. Pritet të mbahet seanca e dytë fillestare dhe më pas pritet se a do të konfirmohet aktakuza”, ka thënë ai.

Rasti i rëndë ka ndodhur në dhjetor 2022 në spitalin e Pejës ku një foshnje e lindur pa shenja jete dyshohet se është futur me çarçafët në lavatriçe.

Të akuzuar në këtë proces janë një gjinekolog dhe një mami, të cilët përballen me akuzën për “dëmtim të kufomës”. Të dy ata në seancën e sotme u deklaruan të pafajshëm.

Pothuajse dy vjet pas ngjarjes së rëndë, familja e foshnjës po kërkon drejtësi dhe kritikon autoritetet për vonesën dhe trajtimin e çështjes, raporton KosovaPress.

Denoncimi mbi rastin e kanë bërë familjarët. Për rrjedhojë, janë pezulluar nga detyra shtatë punonjës të spitalit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat