Vërshime në Pejë pas reshjeve të dendura të shiut

Peja

Vërshime në Pejë pas reshjeve të dendura të shiut

Më: 27 prill 2025 Në ora: 20:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Reshjet intensive të shiut që ranë gjatë së dielës kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të qytetit të Pejës.

Sipas disa videove që janë publikuar në rrjete sociale, disa rrugë dhe lagje, veçanërisht në pjesët periferike, janë përmbytur, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke dëmtuar disa prona private.

Komuna e Pejës ende nuk ka dalë me ndonjë njoftim lidhur me gjendjen aktuale të qytetit.

Është raportuar se nga shiu i madh dhe kryesisht për shkak të bllokimit të kanalizimeve uji ka depërtuar edhe nëpër oborre të shtëpive private duke bartur kështu baltën përbrenda.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat