Qytetarja dorëzon kuletën e gjetur me të holla në Polici

Peja

Qytetarja dorëzon kuletën e gjetur me të holla në Polici

Më: 30 shtator 2025 Në ora: 20:58
Ilustrim

Në stacionin policor Pejё më 24 shtator, ёshtё paraqitur qytetarja Vlabona Bytyqi e cila kishte gjetur njё kuletё nё njё qendër tregtare nё Pejё.

Sipas Policisë, nё kёtё kuletё kishte tё holla prej: pesëqind e pesëdhjetë e shtatё (557) euro, treqind e njëzet (320) dollar Amerikan dhe gjashtëqind (600) franga Zvicerane

“Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, e njëjta është ftuar në Stacionin Policor Pejё, dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me të holla.

Policia e Kosovës, falënderon qytetaren për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat