Policia ndalon edukatoren në Pejë për 48 orë për keqtrajtim të një fëmijës

Peja

Policia ndalon edukatoren në Pejë për 48 orë për keqtrajtim të një fëmijës

Më: 1 tetor 2025 Në ora: 23:30
Ilustrim

Një edukatore në Pejë është arrestuar sot nën dyshimet se ka keqtrajtuar një fëmijë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, konfirmoi rastin.

“Dyshohet se është ushtruar dhunë ndaj një fëmije të moshës së ndjeshme, konkretisht 2-vjeçare. Në këtë rast, edukatorja e kopshtit fillimisht është intervistuar nga Policia e Kosovës, ndërkaq me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë,” tha Nikçi.

Rasti fillimisht është raportuar nga prindërit e fëmijës, të cilët kishin dyshime për keqtrajtim.

Mirëpo, pas sigurimit të incizimeve, prokuroria ka hasur në dhunë fizike.

Sipas zëdhënësit të prokurorisë në Pejë, brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do të paraqesë kërkesë për të siguruar praninë e të pandehurës në procedurë penale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat