Gjest fisnik: I gjetën mbi 10 mijë euro në një lokal në Pejë, qytetarët i dorëzojnë në polici

Peja

Gjest fisnik: I gjetën mbi 10 mijë euro në një lokal në Pejë, qytetarët i dorëzojnë në polici

Më: 15 janar 2026 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Dy qytetarë nga Peja kanë dorëzuar në polici një shumë prej 10 mijë e 50 eurosh, të cilën e kishin gjetur në një lokal në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në këtë qytet.

Paratë i përkisnin një qytetari tjetër, i cili kishte raportuar humbjen e tyre në Stacionin Policor Pejë më 10 janar.

 Pas hetimeve dhe në koordinim me prokurorin e shtetit, paratë iu janë kthyer pronarit.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për përgjegjësinë dhe ndershmërinë e treguar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat