“Anton Çuni është hero i fjalës, ndërsa Thaçi tradhtar”

Politika

“Anton Çuni është hero i fjalës, ndërsa Thaçi tradhtar”

Nga: D. B Më: 26 prill 2019 Në ora: 17:11
Hashim Thaçi dhe Anton Çuni

Komisioni hetimor për çështjen e turqve të dërguar me dhunë nga Kosova në Turqi, pas ardhjes së presidentit Thaçi për të dëshmuar para deputetëve ka vazhduar me replika të mëdha dhe me lloj-lloj akuza.

Kjo Mbledhje e Komisionit ka eskaluar deri në atë pikë saqë askush nuk hezitoi të përdore edhe fjalë fyese e ofenduese në drejtim të njëri-tjetrit.

Analisti politik Faton Mehmeti duke folur rreth kësaj seance ka thënë për “Bota sot” se është nënçmuese për zotëri Anton Çunin që të ballafaqohet me një dallavergji siç është Hashim Thaçi.

Sipas tij, ky njeri përmes intrigave erdhi në pushtet dhe kështu po vazhdon ende të mbijetojë.

“Duke ditur se është fajtor për dëbimin e shtetasve turq, Thaçi krijoj tollovi për mos të tjerë asgjë. Kjo është strategjia e tij, prej manipulatori, e që të gjithë tashmë e din. Anton Çuni është hero i fjalës, ndërsa Thaçi tradhtar, me një fjalë janë dy pole të kundërta”, është shprehur analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat