Ky është qëllimi i aksionit policor në Karaçevë

Politika

Ky është qëllimi i aksionit policor në Karaçevë

M.H Nga M.H Më 20 shtator 2020 Në ora: 22:00
Pamje nga aksioni policor në Karaçevë

Mesnatës e së shtunës është organizuar një aksion ga policia e Kosovës për të ndaluar veprimtarit ilegale të cilat po zhvilloheshin në Kamenicë përkatësisht në fshatin Karaçevë.

Gjatë këtij aksioni të organizuar nga policia të pranishëm ishin edhe Administrata Tatimore e Kosovës(ATK-ja), ku u arrestuan 35 persona, ku prej tyre edhe 12 zyrtarë policorë, ndër tjera, janë konfiskuar edhe 120 aparatë dhe gjësende tjera, të cilat shërbejnë si prova materiale.

Në lidhje me këtë aksion në një prononcim për “Bota sot”, analisti politik Rexhep Elezaj ka thënë që pjesëmarrja e disa zyrtarëve policorë në këto veprimtari të ndaluara është e trupshme.

Sipas tij këto janë disa nga shkaqet që nuk po bëhet liberalizimi I vizave për Kosovën.

“Pjesëmarrja e disa pjesëtarëve të policisë së Kosovës në këto veprimtari të ndaluara me ligj, në vend se ata të ishin të parët në luftën kundër krimit të organizuar në Kosovë, siç e tregoi këtë rasti i operacionit të fundit në fshatin Karaçevë të Kamenicës, ku rezultoi të kenë qenë të inkriminuar edhe 12 policë..!? Duhet thekuar me këtë rast faktin, se dukuria e krimit të organizuar në Kosovë, shkalla e lartë e korrupsionit, nepotizmit dhe hajnive të pasurive të shtetit nga individë dhe grupe të interesit, si dhe mos luftimi i tyre nga organet e drejtësisë, mbase edhe bashkëpunimi ilegal me këto grupe kriminale, është dhe mbetet pa asnjë dilemë, ndër shkaqet kryesore që Kosovës nuk po i hiqet regjimi i vizave. Pra për këto shkaqe nuk po bëhet liberalizimi i tyre, sepse në vendet e civilizuara të Evropës perëndimore, respektimi dhe sundimi i ligjit është kriteri kryesorë që një shoqëri mund ta quan veten shtet ligjor dhe demokratik”, u shpreh Elezaj.

Tutje Elezaj thotë që aksioni policor ishte i vonuar dhe kishte për synim të tregonin që qeveria Hoti po është efikase duke e vërtetuar më së miri edhe Veliu me deklaratën e tij.

Image
Rexhep Elezaj

Pavarësisht kësaj aksioni policor duhet përshëndetur mirëpo që Kosovës i mungon një qeveri kredibile e cila ndërmarrë një aksion të ri kundër grupëve tjera kriminale.

“Ndërsa, kur është fjala për aksionin policorë në fshatin Karaçevë të Kamenicës, përveç se ishte shumë i vonuar, në fakt ishte një aksion mjaft pompoz dhe teatral përmes të cilit ministri i brendshëm i cili vjen nga LDK-ja, shihej qartë nga vetë mënyra e ekzekutimit të këtij operacioni, se për synim kishte mbledhjen e poenëve politike për t’i treguar opinionit se gjoja qeveria “Hoti” është stabile dhe efikase në kryerjen e detyrave të saja në interes të Kosovës! Sido që të jetë, këtë aksion të policisë duhet përshëndetur në çdo rast, por ajo që mbetet pa u verifikuar deri më sot, është heshtja dhe indiferenca e pajustifikuar e organeve të hetuesisë dhe atyre gjyqësore ndaj krimeve në nivel të lartë ekonomik, siç është korrupsioni, keqpërdorimi dhe vjedhjet e parave të shtetit, sidomos mos luftimi i grupeve mafioze të cilat ka vite që e kanë kapur çdo pore të shoqërisë në Kosovë, dhe derisa në Kosovë nuk do kemi një qeveri kredibile dhe e votuar nga populli, nuk besoj se organet e drejtësisë së kapur nga oligarkët do ndërmarrin ndonjë aksion të ri kundër grupeve tjera kriminale”, përfundoi Elezaj për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat