Selmanaj zbulon arsyet pse koalicioni PAN nuk e votoi Rezolutën

Politika

Selmanaj zbulon arsyet pse koalicioni PAN nuk e votoi Rezolutën

Nga: N.Sh Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 18:11
Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj duke e komentuar mosvotimin e Rezolutës që e ndal presidentin Hashim Thaçi për të vazhduar dialogun me Serbinë, nga koalicioni PAN, ka nxjerr dy përfundime.

Selmanaj thotë se, deputetët e PDK-së janë nën kontrollin e Hashim Thaçit, dhe nuk kanë guxim e as kurao kombëtare të dalin kundër tij.

Ndërsa, për deputetët e AAK-së dhe Nismes si dhe të tjerët, thotë se kanë frikë se Hashim Thaçi ua prish Qeverinë.

“Derisa dikush ka frikë që po e humb karrigen, agjenda Thaqi-Vuçiq po avancon çdo ditë e më shumë. Ata tashmë të kordinuar po e dëmtojnë Kosovën në raport me miqtë tanë. Ish ambasadori gjerman Ëolfgang Ischinger na e dëshmoj qartazi mbrëmë këtë”, shkruan Selmanaj në facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Lexojeni postimin e Driton Selmanaj:

Koalicioni PDK, AAK, NISMA, Lista Serbe dhe komunitetet tjera (duke përjashtu 2 deputet nga AKR Islam Pacolli dhe Labinot Tahiri) nuk e votuan sot Rezolutën që e ndal Hashim Thaqin për të vazhduar pazaret me tokat e Kosovës.

Ky veprim nxjerr dy përfundime:

1. Deputetët e PDK-së janë nën kontrollin e plotë të Hashimit dhe  nuk kanë as guximin dhe as kurajon kombëtare t’i dalin kundër atij;

2. Deputetët e AAK-së, NISMA-s dhe të tjerët, edhe pse deklarativisht jan? kundër kësaj ideje ata vepruan kështu nga frika se Hashimi ua prish qeverinë dhe me këtë ata bijnë nga pushteti.

Derisa dikush ka frikë që po e humb karrigen, agjenda Thaqi-Vuqiq po avancon qdo ditë e m? shumë. Ata tashmë të kordinuar po e dëmtojnë Kosovën në raport me miqët tanë. Ish ambasadori gjerman Ëolfgang Ischinger na e dëshmoj qartazi mbrëmë këtë.

Qytetarë të Republikës, Serbia për ta realizuar planin e saj për Kosovën tashmë ka gjetur aleatin e saj në Kosovë dhe ky për fatin e keq është hiq më pak se Presidenti i vendit. Jo rrallë herë në historinë e Kosovës armiqët tanë shumë lehtë kanë gjetur argat ndër shqiptarë, për fatin tonë të keq duket se historia e tillë e kobshme po na përsëritet.

Si kurr më parë na duhet përpjekje, mobilizim dhe angazhim mbarëshoqëror për ta ndal këtë agjend shkatërruese për Kosov?n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat