Përdorimi i mjeteve piroteknike ndalohet edhe në Prizren

Prizreni

Përdorimi i mjeteve piroteknike ndalohet edhe në Prizren

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 17:57
Ilustrim

Edhe një komunë ka ndaluar ndezjen e mjeteve piroteknike.

Komuna e Prizrenit ndalon përdorimin e ndezjes së fishekzjarreve dhe mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike.

Komuna nëpërmjet një njoftimi, sqaron se duke u bazuar në Ligjin për Vetëqeverisjes Lokale, Statutin e Komunës së Prizrenit, Ligjin për Përdorim Civil të Eksplozivit dhe kërkesës nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Drejtoria e Inspektorateve nxjerr urdhëresë për ndalimin e ndezjes së fishekzjarreve dhe mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike.

“Urdhëresa vlen për të gjitha zonat e banuara si rrugë, sheshe, tregje, trotuare, parqe, oborre shkollash etj. Urdhëresa mbetet në fuqi deri më 10 janar 2021 dhe përjashtim bënë vetëm nga data 31 dhjetor 2020 në ora 23:00 deri më 01 janar 2020 në ora 00:30. Në rast të mos respektimit të kësaj Urdhërese, inspektorët komunalë do të jenë të detyruar të marrin masa ndëshkuese ndaj shkelësve sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat