Shkelën rregullat, gjobiten me 100 euro ngasësit e autobusëve në Prizren

Prizren

Shkelën rregullat, gjobiten me 100 euro ngasësit e autobusëve në Prizren

Më: 13 nëntor 2026 Në ora: 18:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës, në kuadër të planit operativë dhe detyrave të rregullta policore, sot ka ndërmarrë aktivitete të shtuara të kontrollit, monitorimit dhe vëzhgimit në komunikacion në zonën e Stacionit të Autobusëve në Prizren.

Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë hasur disa drejtues autobusësh të cilët nuk e kanë respektuar vend ndaljen zyrtare, duke mos hyrë në stacion për marrjen e udhëtarëve, por duke u ndalur në afërsi të tij, jashtë hapësirave të parapara për këtë qëllim.

Ndaj kundërvajtësve janë ndërmarrë masat ligjore përkatëse dhe secilit prej tyre i është shqiptuar gjobë në shumën prej 100 euro, njofton Policia e Kosovës.

Ndryshe, qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte verifikimi i respektimit të shenjave të trafikut dhe obligimit për hyrje në Stacionin e Autobusëve nga drejtuesit e autobusëve të kompanive të ndryshme që operojnë në rajonin e Prizrenit.

Policia e Kosovës apelon drejtuesit e autobusëve dhe përfaqësuesit e kompanive të transportit publik të udhëtarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit, dispozitat ligjore në fuqi, si dhe parimet e konkurrencës së drejtë dhe të ndershme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat