Era e fuqishme shkaktoi dëme në Prizren dhe Krushë të Madhe

Prizren

Era e fuqishme shkaktoi dëme në Prizren dhe Krushë të Madhe

Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 21:29
Dëmet në Prizren dhe Krushë të Madhe nga era e fuqishme

Era e fuqishme që përfshiu sonte Kosovën shkaktoi dëme në disa pjesë të vendit.

Dëme janë raportuar në Krushë të Madhe të Rahovecit, ku erë e fortë goditi serrat bujqësore.

Probleme nga era janë raportuar edhe në Prizren.

Në Shadërvan, fuqia e erës ka rrëzuar dhe dëmtuar tavolinat dhe karriget e vendosura jashtë lokaleve të gastronomisë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kishte paralajmëruar se gjatë ditës së sotme do të fryjë erë e fuqishme me shpejtësi prej 30 deri në 45 kilometra në orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat