Totaj kujton veprimtarin kombëtar Lumni Lushaj: Kontributi i tij do të mbetet i gjallë

Prizren

Totaj kujton veprimtarin kombëtar Lumni Lushaj: Kontributi i tij do të mbetet i gjallë

Nga: A.M. Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 13:58
Shaqir Totaj

Në Prizren është mbajtur Akademi Përkujtimore me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare dhe veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lumni Mustafë Lushaj – Lumi.

Akademia u mbajt sot në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Me këtë rast, Totaj ka kujtuar jetën dhe veprën e Lushajt, duke vlerësuar kontributin e tij për çështjen kombëtare, angazhimin dhe ndikimin që la te njerëzit.

Ai ka theksuar se Lushaj ishte një personalitet që do të kujtohet jo vetëm për atë që bëri, por edhe për mënyrën se si jetoi.

“Kontributi, miqësia dhe kujtimi për të do të mbeten gjithmonë të gjalla. Një vit pa të, por jo pa kujtimin dhe respektin për veprën e tij”, është shprehur Totaj.

Në fund, kryetari i Prizrenit ka shprehur respektin për figurën e tij, duke theksuar se kujtimi për Lumin do të jetojë përherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat