Ruhet trashëgimia e Prizrenit, restaurohet shkolla “Ryzhdije”

Prizren

Ruhet trashëgimia e Prizrenit, restaurohet shkolla “Ryzhdije”

Më: 21 gusht 2026 Në ora: 21:57
Restaurohet shkolla “Ryzhdije”

Punimet për restaurimin dhe konservimin e shkollës së vjetër “Ryzhdije” në Prizren janë duke vazhduar, me qëllim ruajtjen e një prej objekteve me rëndësi për trashëgiminë kulturore të qytetit.

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ndërhyrjet në këtë objekt po financohen nga Ministria e Kulturës.

“Shkolla e vjetër ‘Ryzhdije’, e ndërtuar më 1896, është një prej tyre. Pas vitesh dëmtimi dhe braktisjeje, po zhvillihen punimet për restaurimin dhe konservimin e saj”, ka shkruar Bogujevci.

Postim i plotë:

Në Prizren po vazhdojmë punën për të ruajtur dhe rikthyer ndërtesat që dëshmojnë historinë e qytetit.

Shkolla e vjetër “Ryzhdije”, e ndërtuar më 1896, është një prej tyre. Pas vitesh dëmtimi dhe braktisjeje, po zhvillihen punimet për restaurimin dhe konservimin e saj, të financuara nga Ministria e Kulturës.

Një ndërhyrje tjetër për ta ruajtur trashëgiminë e Prizrenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat