Totaj: Balotazhi do ta tregojë të vërtetën

Prizreni

Totaj: Balotazhi do ta tregojë të vërtetën

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 23:25
Shaqir Totaj

Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se e ka ditur që do të shkojë në balotazh, pasi që ka qenë e pamundur të fitohet kundër Mytaher Haskukës, marrë parasysh përkrahjen që e ka pasur ai nga kryeministri Albin Kurti.

Totaj thotë se raundi i dytë do të tregojë realitetin, e që sipas tij është ai që Haskuka ka pasur qeverisje të dobët dhe të mbyllur pa kontakte me qytetarin.

“Unë personalisht e kam ditur se do të jem në balotazh sepse pretendimi i kryetarit në ikje që do të fitojë 0pa balotazh ishte iluzion. Ne kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarë dhe e kemi parë disponimin e tyre. Fakti që kryetari në ikje dhe ka pasur resurse dhe ka pasur përkrahjen e kryeministrit aktual, megjithatë nuk ja kanë arritur. Tani jemi në balotazh. Është rezultat real dhe ky raund do ta tregojë të vërtetën. Do ta tregojë qeverisjen e tyre të mbyllur pa komunikim me qytetarë dhe autarkik dhe ka pasur skandale të ndryshme”, ka thënë ai.

Totaj do të shkojë në balotazh me Haskukën, që është kandidat i VV-së më 14 nëntor.

Haskuka është kryetar aktual dhe ka garuar për të fituar besimin e qytetarëve për një mandat të dytë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat