Dosti: As Samija me grushte, as Vjosa me llum nuk mund ta ndryshojnë votën e popullit të Kosovës

Reagime

Dosti: As Samija me grushte, as Vjosa me llum nuk mund ta ndryshojnë votën e popullit të Kosovës

Më: 18 maj 2026 Në ora: 14:31

Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike në Kosovë, duke komentuar pritjen që iu bë Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes gjatë vizitës në Llap, si dhe deklaratat e ish-presidentes Vjosa Osmani.

Në një postim në Facebook, Dosti ka shkruar se, sipas tij, as veprimet e Sami Lushtakut e as deklaratat e Vjosa Osmanit nuk mund ta ndryshojnë vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Ai ka vlerësuar se Kurti, ndryshe nga kundërshtarët e tij politikë, ka mbajtur qëndrim korrekt dhe nuk ka përdorur gjuhë fyese ndaj ish-presidentes.

Postimi i plotë:

As Samija me grushta e as Vjosa me llumin që po nxjerr nga goja nuk mund ta ndryshojnë dot votën e popullit të Kosovës.

Është pritur me thirrjet e fuqishme “Albin Kurti – Albin Kurti” dhe “Vetëvendosje – Vetëvendosje” dje, teksa ka vizituar Llapin ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

E si të mos mjaftonte kjo shuplakë e rëndë që mori, me cinizëm, fyerje e arrogancë, më pas në një konferencë shtypi i është drejtuar popullit të Kosovës me këto fjalë: “Ata për të cilët doni të votoni prapë e sot edhe njëherë tjetër, unë e opozita jemi në gjendje t’i çojmë sërish në zgjedhje të tjera pas 3 muajsh...” (???)... no comment.

Sepse askush, qoftë edhe prej egoizmit të vet banal apo qoftë edhe prej budallallëkut të vet në ekstrem, nuk do të guxonte kurrë të bënte një deklaratë të tillë kaq të papërgjegjshme mendërisht, përveç Vjosa Osmanit, tashmë të dalë mendsh.

Është pritur që të ishin Abdixhiku, Hamza e Ramushi në krye të fushatës anti-Kurti e anti-Vetëvendosje, por ja tek doli Vjosa mbi ta e në krye të tyre, duke vërtetuar tashmë mbi 100 për qind gjithçka është shkruar, thënë e folur për të si aktore e dorës së parë në tradhtinë e madhe kundër Kosovës, popullit të saj e shtet-parlament-qeverisë së derimësotme legjitime Kurti e Vetëvendosje, të dalë nga vota e sovranit në zgjedhjet e fundit të para disa muajve, votë të cilën s’duan ta njohin veç Vjosat e shokët e shoqet që i shkojnë asaj nga pas, në Prishtinë, në Beograd e në Tiranë.

Në të kundërt, në fushatën e tij Kurti ende s’ka thënë kurrfarë fjale të keqe për ish-presidenten, duke mbajtur një qëndrim tepër korrekt e prej një politikani e atdhetari të mençur, që të imponon respekt.

“Ne nuk kishim nevojë për një fitore tjetër, por është mesa duket opozita që ka nevojë për një humbje tjetër” – këtë ka thënë dje Kurti, dhe më bukur e më saktë s’ka... perfekt!

Ç’ka barku nxjerr bardhaku – thotë një fjalë e urtë dhe e mençur popullore shqiptare, oj Vjose.

Kush kërkon t’i bëjë gropën tjetrit bie vetë i pari brenda në të.

Dielli nuk mbulohet dot me shoshë, ndaj dhe fshati që duket nuk do kallauz.

As fjalët e tua mbushur me mllef e urrejtje, me shpifje e inate personale, e as “trimëritë” e ish-komandant Samiut, që tash ka zgjedhur të sulmojë kundërshtarët e vet duke i goditur e sulmuar me grushta, telefona e gota kokës dhe duke i përgjakur...

E as shpirtshiturit Baton, Berat e co., që paguhen prej Serbie, se trembin e se ndalojnë dot Kosovën e popullin e saj që më 7 qershor t’u tregojë juve vendin që meritoni, duan apo s’duan Vuçiqi në Beograd, Rama në Tiranë apo qoftë edhe ai Grenelli juaj nga përtej Atlantikut... ok.

A.R.D.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat