Gjenet e elefantëve i “vrasin” tumoret. A mund të na ndihmojë kjo, të parandalojmë kancerin tek njerëzit?

Shëndetësia

Gjenet e elefantëve i “vrasin” tumoret. A mund të na ndihmojë kjo, të parandalojmë kancerin tek njerëzit?

Më: 21 mars 2019 Në ora: 20:08
Ilustrim

Gjenetika dhe shkalla e plakjes së elefantëve, mund të na ndihmojmë të zbulojmë mënyra më të mira për të luftuar kancerin, dhe për të pasur një jetë më të shëndetshme dhe më të gjatë. Në vitin 2015, në BE vdiqën 1.3 milionë njerëz nga kanceri, më shumë se një e katërta e numrit të përgjithshëm të vdekjeve në 28 shtete.

Megjithë përmirësimin e trajtimit të kancerit vitet e fundit, shkalla e njerëzve të diagnostikuar me këtë lloj sëmundje po rritet, thotë Dr.Robin Kristofari, biolog në Universitetin e Turkut në Finlandë. Njëra nga arsyet, është se njerëzit jetojnë më gjatë, çka do të thotë se ata kanë një rrezik më të madh për zhvillimin e tumorit dhe vdekjen prej tij.

Shkalla e vdekjeve për shkak të kancerit në Bashkimin Evropian, është 13 herë më e lartë për njerëzit e moshës mbi 65 vjeç, në krahasim me të rinjtë. Kanceri shfaqet kur qelizat riprodhuese ndryshojnë. Sa më i moshuar një person, aq më e madhe është mundësia që qelizate të kopjohen në një tumor malinj.

Prandaj, parandalimi është një aspekt shumë i rëndësishëm, dhe sipas Dr. Kristofarit dhe kjo është diçka në të cilën elefantët shkëlqejnë. Ai thotë se në parim, të qenit një gjigant i madh me më shumë qeliza sesa një njeri, duhet të rrisë gjasat e elefantit për zhvillimin e kancerit, por nuk është kështu.

“Elefantët, kanë një mënyrë të mirë për të parandaluar kancerin (qelizat tumorale), dhe t’i shkatërrojë ato para se të bëjnë ndonjë dëm”- thotë ai. Biologu po përpiqet të kuptojë se pse një kafshë, e cila duhet të jetë një “makinë tumorale”, është në fakt shumë e efektshme në luftimin e kancerit.

Për ta bërë këtë, Dr. Kristofari ndoqi gjenomin e elefantit aziatik, që zbuloi shumë kopje të një gjeni të veçantë të quajtur TP53, për të cilin ai thotë se është si një “thikë e ushtrisë zvicerane në kontrollin e kancerit”. Ai vepron si një neutralizues i tumorit, dhe vihet në veprim sa herë që ekzistojnë qeliza kanceroze, duke u përshtatur për t’i vrarë ose për t’i riparuar ato.

Njerëzit, kanë vetëm një kopje të këtij gjeni.

Në kuadër të një projekti të quajtur “Gjenomi i plakjes tek elefantët”, ai po përpiqet të zgjasë më tej gjenet e elefantëve, për të kuptuar aftësinë e tyre në luftimin e kancerit. Ai do ta bëjë këtë duke vendosur gjakun e elefantit në një makinë gjeneruese gjenetike, që do të transformojë informacionin biologjik në një seri gërmash, që përfundojnë si tekst me rreth 4 miliardë karaktere.

Pastaj, Dr.Kristofari do të analizojë këtë, për të zbuluar modelet gjenetike, që mund të zbulojnë se si TP53 ndërvepron me kancerin. “Ideja është të kuptojmë se si elefantët evoluan për të luftuar kancerin, dhe për të parë nëse kjo njohuri mund të frymëzojë parandalimin e tumoreve të reja tek njerëzit”- thotë Dr. Kristofari.

Një mënyrë tjetër për të zvogëluar rrezikun e zhvillimit të kancerit, është përmirësimi i nivelit të plakjes, gjë që do të thotë të ngadalësohet shpejtësia e përkeqësimit qelizor me kalimin e kohës, dhe kjo do të thotë që njerëzit e moshuar, mund të vazhdojnë prodhimin e qelizave të shëndetshme për më shumë kohë.

Sipas profesorit Virpi Luma, një ekspert i evolucionit në Universitetin e Turkut në Finlandë, ne kemi nevojë për mënyra më të mira për “të jetuar më shëndetshëm, dhe më gjatë”, sepse zgjatja e jetës sonë eshte në rritje, dhe kjo ka ndodhur 100 vitet e fundit.

Profesor Luma, po studion elefantët për të mësuar më shumë, mbi mënyrën se si normat e tyre të plakjes, mund të ndihmojnë njerëzit të plaken më mirë. Ai thotë se përveç brirëve, veshëve gjigantë dhe trupit të gjelbër, elefantët ndajnë një jetëgjatësi të ngjashme, histori riprodhuese dhe strukturë familjes si të njerëzve, duke i bërë ata një mostër të përsosur për t’u studiuar. Këta gjitarë të mëdhenj, kanë nganjëherë të dhëna më të mira mjekësore, dhe kjo do të thotë më shumë të dhëna për hulumtuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat