Sesionet e shkurta ushtrimore mund t’ju bëjnë më të mençur

Shëndetësia

Sesionet e shkurta ushtrimore mund t’ju bëjnë më të mençur

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

Shumica e njerëzve e dinë se ushtrimet e rregullta fizike janë të mira për shëndetin.

Por, sipas hulumtimeve të reja, ushtrimet fizike mund t’ju bëjnë edhe më të mençur.

Neuroshkencëtarët ndërkombëtarë kanë zbuluar se një sesion i shkurtë ushtrimor ndërlidhet direkt me një përmirësim të funksionit të një gjeni që i rritë lidhjet mes neuroneve në hipokampus – regjion i trurit i cili ka të bëjë me mësimin dhe memorien.

Autorët e këtij studimi kanë thënë se ushtrimet fizike janë të lira dhe nuk keni nevojë të paguani palestra të shtrenjta për t’i vrapuar 10 kilometra në ditë.

Studimi ka treguar se një sesion i shkurtë i ushtrimeve mjafton për t’i përmirësuar aftësimit e mësimit në tru. Vlen të ceket se ky hulumtim është publikuar në revistën “eLife”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat