“Novartis”, tani me medikamentin më të shtrenjtë në botë

Shëndetësia

“Novartis”, tani me medikamentin më të shtrenjtë në botë

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 14:56
Novartis

Ndërmarrësi farmaceutik zviceran Novartis ka marrë miratimin e SHBA-së për terapinë etij Zolgensma, çmimi i trajtimit për vetëm një herë shënon një shumë rekordi prej 2.125milionë dollarë.  

Kompania tha se Zolgensma është një trajtim një herë për atrofia muskulare, njësëmundje që prek rreth 1 në 10 000 lindje dhe që rezulton me vdekje.  

Por, njoftimi vjen pasi administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, është zotuarse do të përballet me shpenzimet e larta të ilaçit. 

Kostoja totale do të jetë $ 2.125 milionë që do të paguhet gjatë pesë vjetëve në $ 425,000në vit. 

Zolgensma punon duke siguruar një kopje funksionale të gjenit të dëmtuar përgjegjës përSMA dhe ndalon përparimin e sëmundjes nëpërmjet terapisë që duhet merret vetëm një herë, përcjell albinfo.ch. 

Administrata amerikane e ushqimit dhe medikamenteve tha se ilaçi ishte testuar në njëklinikë në mënyrë të vazhdueshme. 

Shumica e provave të efektivitetit të saj u bazuan në rezultatet, të cilat gjetën se “pacientëte trajtuar me Zolgensma demonstruan përmirësim të dukshëm në aftësinë”, duke përfshirë kontrollin e kokës dhe aftësinë për t’u ulur pa mbështetje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat