Si mund të jepni ndihmë të parë edhe për shëndetin mendor - Bota Sot
Si mund të jepni ndihmë të parë edhe për shëndetin mendor

Shëndetësia

Si mund të jepni ndihmë të parë edhe për shëndetin mendor

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 20:29
Ilustrim

Ndihma e parë për shëndetin mendor u krijua në 2001 nga australianët Betty Kitchener dhe Anthony Jorm. Këtë program e kanë përqafuar 24 shtete të SHBA-së, India, Kanadaja, Suedia, etj.

Fatkeqësisht vendi ynë nuk ka ende akses. Ndihma e parë për shëndetin mendor ka të bëjë me aftësinë për t’ju afruar dikujt në nevojë. Qëllimi nuk është të diagnostikoni dikë, por t’u jepni mundësinë për të kuptuar që kanë nevojë të kërkojnë ndihmë profesionale.

Pikat kyçe të këtij programi janë:

– Të dalloni rrezikun për vetëvrasje apo dëmtim
– Të dëgjoni pa paragjykuar
– Të jepni besim dhe informacion
– Të inkurajoni ndihmën profesionale
– Të inkurajoni ndihmën e vetvetes dhe strategji mbështetjeje

Këto pika mund të vihen në zbatim në pothuajse çdo situatë që lidhet me shëndetin mendor. Ndihma e parë e shëndetit mendor ka të njëjtin koncept si togfjalëshi “ndihma e parë”. E vetmja gjë që duhet të bëjë një njeri që e zotëron aftësinë e dhënies së ndihmës së parë është të kujdeset për personin derisa të vijnë profesionistët.

Zakonisht shëndeti fizik adresohet me një lloj urgjence që shëndeti mendor nuk e zotëron. Kjo mbase sepse nuk është i dukshëm. Sidoqoftë, shëndeti mendor bën shumë njerëz të vuajnë në mënyrë konstante.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat