AstraZeneca ndërpret testimin e vaksinës anti-Covid: Reaksion anormal

Shëndetësia

AstraZeneca ndërpret testimin e vaksinës anti-Covid: Reaksion anormal

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Ndërpriten të gjitha testet klinike për vaksinën e koronavirusit të zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, pasi një pjesëmarrës shfaqi një reaksion të dyshimtë anormal, në Britaninë e Madhe.

Lajmi raportohet nga mediat britanike, ku sipas gjigantit farmaceutik, kjo është një ndërprerje “rutinë” në rastin e “një sëmundje të pashpjegueshme” e cila lejon të ekzaminohet rasti dhe të rishikohen të dhënat e sigurisë.

Vaksina e Universitetit AstraZeneca-Oxford shihet si një pretendente e fortë midis dhjetëra të tjerave që janë në fazë zhvillimi në botë. Shpresohej që vaksina të ishte një nga të parat që do të dilte në treg, pas suksesit të testimit të Fazës 1 dhe Fazës 2.

Kalimi i saj në testimin e Fazës 3 javët e fundit ka përfshirë rreth 30.000 pjesëmarrës në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, në Brazil dhe Afrikën e Jugut.

Natyra e reagimit negativ dhe koha kur ka ndodhur nuk dihen ende, edhe pse pjesëmarrësi pritet të rikuperohet, raportojnë mediat.

Një zëdhënës i AstraZeneca e përkufizoi pauzën si “Një veprim rutinë që ndodh sa herë që ka një reagim të mundshëm të pashpjegueshëm në një nga testet”, gjë që jep kohë për të hetuar dhe garantuar integritetin e procesit të testimit.

Zëdhënësi tha gjithashtu se kompania po punon për të shpejtuar rishikimin e rastit të vetëm, për të minimizuar çdo ndikim të mundshëm në kohën e procesit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat