Ndryshime në kujtesë që ndërpresin jetën e zakonshme, ja shenjat paralajmëruese të alcajmerit

Shëndetësia

Ndryshime në kujtesë që ndërpresin jetën e zakonshme, ja shenjat paralajmëruese të alcajmerit

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 20:06
Foto Ilustrim

Më shumë se 5 milionë amerikanë po jetojnë me alcajmer sot. Një person preket nga kjo sëmundje çdo 68 sekonda dhe deri në vitin 2050 pritet që ky numër të trefishohet.  Dhe si për të mos mjaftuar, alcajmeri  renditet një ndër  10 shkaqet kryesore  të vdekjeve (aktualisht është në vendin e 6-të)

Po të pyesësh cilindo ekspert ai ose ajo do të thotë që zbulimi i shenjave të para të sëmundjes së alcajmerit është çelësi që ndihmon në bashkëjetesë më të mirë me këtë sëmundje.

“Shpresa jonë është që t’i identifikojmë ata pacientë të cilet po zhvillojnë këtë sëmundje në faza të hershme dhe kjo  do të na jepte një mundësi shumë më të mirë që të ndërhynim me trajtimin dhe probabiliteti është shumë herë më i lartë  që trajtimi të jetë  i efektshëm” – thotë Dr. Keith Black.

“Është bërë popullore vetëdiagnostikimi online kohët e fundit. Ekzistojnë mjaft informacione online dhe teste për verifikimin e simptomave por që nuk dihet nëse ato janë të sakta apo bëhen më qëllim publiciteti”-thote Julie Robillard. Madje ajo çfarë ne gjetëm online ishte stresuese dhe potencialisht e dëmshme.

Nëse ju dyshoni se një anëtar i familjës suaj ose ndonjë mik i juaji po zhvillon sëmundjen e alcajmerit hidhuni një sy këtyre 10 shenjave paralajmëruese:Vështirësi në planifikime ose zgjidhjen e problemeve.

Vështirësi në kryerjen e punëve të zakonshme në shtëpi, punë apo gjatë kohës së lirë.

Konfuzion në lidhje me kohën apo vendin.

Vështirësi në kuptimin e imazheve ose marrëdhëniet hapësinore

Probleme të reja me fjalët në të folur ose të shkruar.

Të harrosh ku i ke vendosur gjërat dhe të jesh i paaftë në rikujtimin e hapave që sapo kreve.

Gjykim i dobët

Tërheqje nga puna ose aktivitetet sociale.

Ndryshime në humor dhe personalitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat