Marrja e medikamenteve kundër depresionit gjatë shtatzënisë rritë rrezikun për lindje të parakohshme

Shëndetësia

Marrja e medikamenteve kundër depresionit gjatë shtatzënisë rritë rrezikun për lindje të parakohshme

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 08:30
Ilustrim

Gjatë periudhës së shtatzënisë është normale që të përjetoni depresion e ankth, dhe për këtë arsyje duhet të dini se nuk jeni personat e vetëm që po kaloni në këtë rrugë.

Studimi i realizuar në Journal of Obstetrics and Gynecologhy zbuloi se shkalla e depresionit në mesin e grave që do të lindin ishte shumë  i lartë shkruan VeryWellFamily.

Profesionistët shëndetësor mund t’ju përshkruajnë ilaçe kundër depresionit të njohura si SSRI.Por, studimi i fundit tregoi se SSRI mund të ketë rreziqe të larta në shëndetin e fetusit.

Kjo pasi, studimi i botuar në edicionin e Pediatrisë në qershor të vitit 2020 tregoi se rreziqet e shqetësimit të frymëmarrjes fetale dhe lindjes së parakohshme rriten kur nënat përdorin ilaçe antidepresive në tremujorin e tretë të shtatzënisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat