Covid po lë këto pasoja afatgjata në organet seksuale të burrave

Shëndetësia

Covid po lë këto pasoja afatgjata në organet seksuale të burrave

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 17:16
Ilustrim

Një ekspert mjekësorë ka thënë se Covid po shkakton edhe një efekt tjetër anësorë tek viktimat.

Covid mund të shkaktoj paaftësi për ereksion, shkuran “DailyStar”.

Dr Dena Grayson ka thënë se personat që po vuajnë nga pasojat afatgjata të Covid, gjithashtu po përballen me jofunksion të organeve gjenitale.

Kjo e fundit ka treguar se një nga pasojat afatgjata të virusit janë komplikimet neurologjike, pra, me të cilat ndërlidhet edhe jofunskionimi i organeve gjenitale.

Problemet vaskulare gjithashtu janë të ndërlidhura me këtë pasojë, sepse mungesa e qarkullimit të gjakut në të gjitha pjesët e trupit siç duhet, shkakton pamundësi të ereksionit.

Paaftësia për të përjetuar ereksion mund të ketë shkaktarë fizik, mjekësorë, ose emocional.

Më parë mendohej se shumica e problemit ishte çështje emocionale, por tanimë është vërtetuar se problemi është më shumë fizik dhe mjekësorë sesa që ishte menduar.

Viagra është një nga medikamentet që përdoret më së shumëti për këtë problem, por ajo është vetëm ndihmesë momentale. Shërimi i këtyre problemeve mund të bëhet vetëm përmes përmirësimit të stilit të jetesës.

Ushtrimet, ushqimi i shëndetshëm, humbja e peshës dhe shmangia e duhanit dhe alkoolit do të iu ndihmoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat