Çfarë mund të bëni nëse dieta nuk funksionon?

Shëndetësia

Çfarë mund të bëni nëse dieta nuk funksionon?

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Në fillim të kësaj jave është përhapur lajmi sipas të cilit, trupi dhe metabolizmi mund të kenë më shumë se një efekt në mbajtjen e peshës, shumë më tepër sesa forca e vullnetit. Pasi ndoqi pjesëmarrësit e “The Biggest Loser” përgjatë gjashtë viteve, shkencëtari Kevin Hall ka zbuluar se të gjithë konkurrentët përveç njërit i kishin marrë sërish kilet e humbura pavarësisht përpjekjeve të konsiderueshme. Për më tepër, çdo konkurrent digjte rreth 500 kalori më pak në ditë sesa personat e tjerë të moshës së tyre dhe të së njëjtës peshë.

Por një artikull i publikuar nga shkencëtarja e re Sandra Aamodt në “New York Times” ka dhënë shpresa të reja për ata të cilët duan të arrijnë peshë ideale. Nëse dieta nuk është përgjigjja, atëherë çfarë mund të jetë? “Kujtohuni të hani ose t’u kushtoni vëmendje sinjaleve të urisë dhe të ngopjes, pa kritika, për t’u mësuar që të hani vetëm kur e kërkojnë komandat e sistemit peshërregulluese të trurit tonë”, shpjegon shkencëtarja. Sepse truri dhe stomaku janë vazhdimisht në kontakt.

Nëse mendja juaj vendos se cila është pesha juaj ideale atëherë do ta keni më të lehtë që dieta juaj të funksionojë. Por kur mendimeve për ushqimin u jepet prioritet, mendja dhe trupi nuk janë në opozicion (ashtu sikur hiqen në mënyrë dramatike porcionet dhe kështu truri gënjehet se po vdes urie). “Mendimi për të ngrënë është i fuqishëm për këdo, për të mbajtur qëndrueshmërinë e peshës, pa privime”, thotë Aamodt. Vënia në praktikë e “mendimit për ushqimin” mund të fillojë në mënyra të thjeshta dhe gjithçka bëhet më e ndërgjegjshme për shqisat tona. Për shembull një mënyrë është që të mos përdorni telefonin teksa jeni duke ngrënë. Është mirë që të hani ngadalë dhe pas çdo kafshate të bëni një pauzë sekondare. Është e vërtetë se më e thjeshtë është të thuhet sesa të bëhet, por përpjekja më e vogël ia vlen shumë.

Dieta funksionon më mirë nëse nuk gatuani vetë

Lufta ndaj kilogramëve të tepërt është tepër e vështirë. Nuk rreshtin dietologët dhe mjekët duke këshilluar njerëzit që të reagojnë ashpër ndaj obezitetit, të kujdesen për trupin e tyre, sepse pesha e tepërt sjell sëmundje. Së fundmi gjatë takimit të përvitshëm të ‘Obesity Society’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikë është prezantuar një kërkim i Universitetit të Kalifornisë që tregon përdorimin e një programi komercial për t’u dobësuar. Në studim u përfshinë 400 gra me moshë mesatare 44 vjeç, me masë trupore 34, nga 30 që është normalja. Ekspertët i ndanë gratë në tre grupe. I pari u përfshi në një dietë të kontrolluar dhe aktivitet të përditshëm fizik. Ushqimet këto gra i përgatisnin vetë.

Dy grupet e tjera morën ushqime të përgatitura nga të tjerë, njëri porosiste me anë të telefonatave dhe një tjetër grup pas takimeve me ekspertët. 24 muaj pas nisjes së studimit, anëtarët e grupit që përdornin ushqimet pas takimit me ekspertin kishin humbur mesatarisht 7.4 kilogramë. Ata që ushqeheshin pasi porosisnin ushqimin me telefon humbën 6.2 kilogramë, ndërsa ata që kishin ushqim të kontrolluar, por që e përgatisnin në shtëpi kishin humbur vetëm dy kilogramë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat