5 raste kur nuk duhet të konsumoni uthull

Shëndetësia

5 raste kur nuk duhet të konsumoni uthull

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 08:47
Foto Ilustrim

As mos guxoni ta fusni në gojë, 5 rastet kur nuk duhet të konsumoni uthull molle

Uthulla e mollës është një nga përbërësit më të dobishëm që  mund të përdorni, pasi ajo mund të parandalojë sëmundjet e shumta dhe mund të trajtojë sëmundje si astma, ekzemë, artrit, humbja e gjakut, infeksion në sinus, lodhje, etj

Megjithatë, vetëm pak persona janë të vetëdijshëm për faktin se pavarësisht gjithë kësaj,  mund  të jetë e rrezikshme nëse ky produkt konsumohet në situata të caktuara

Ju nuk duhet të përdorni uthull molle në 5 rastet në vijim:

1.Nëse keni pasur histori të diabetit ose sëmundjeve të gjakut në familje: në rastin e diabetit, uthulla e mollës mund të çojë në rritje të episodeve hipoglicemike ose të sheqerit të ulët në gjak.

2.Probleme gastrointestinale: shumë acid, i cili gjendet në uthullën e mollës, mund të çojë në dispepsi, urth, ose diarre. Prandaj, në qoftë se përdorni atë për të detoksifikuar sistemin tuaj, duhet të dini këto efekte anësore.

3.Nivele të ulëta kaliumi:uthulla e mollës mund të zvogëlojë nivelet e kaliumit. Ky problem i njohur mjeksor si hopokalemia, mund të çojë në dobësi të muskujve, kapsllëk, aritmive të zemrës, lodhje apo paralizë.

4.Dhëmbët e ndjeshme: uthulla e paholluar e mollës ka  nivel të lartë acidi i cili mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve në rastin e përdorimit oral. Ajo mund të lërë nuancë të verdhë në dhëmbët tuaj, dhe  gjithashtu do të rrisë ndjeshmërinë e dhëmbëve.

5.Problemet me gëlltitjen: goja, fyti dhe ezofagu janë të veshur me një mukozë, e cila është një ind që mund të shpërbëhet lehtësisht, nëse i nënshtrohet një acidi të fortë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat