Ju kanë thënë se është i shëndetshëm, por çfarë ndodh realisht nëse përzieni panxharin, karotat dhe mollët

Shëndetësia

Ju kanë thënë se është i shëndetshëm, por çfarë ndodh realisht nëse përzieni panxharin, karotat dhe mollët

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Mjekësia bimore e bazon teoritë e saj në idenë se çdo bimë, perime ose frut ka një kontribut për të dhënë dhe duke u kombinuar me të tjerët si lëng mund të shërbejë për të kuruar sëmundjet ose për t’i parandaluar ato.

Mbron organet: Të gjitha organet në trupin tonë marrin një sërë benefitesh nga konsumimi i kësaj pijeje të mbushur me vitamina dhe antioksidantë. Ajo i mban ato të shëndetshme dhe i ndihmon  te përmirësojnë funksionin e tyre. Funksionon kryesisht tek mëlçia, veshkat, pankreasi, mushkëria dhe zemra.

Përmirëson sistemin e tretjes: Kjo pije ndihmon në parandalimin e ulçerave sepse mbron muret e stomakut. Në të njëjtën kohë përmirëson lëvizjet e zorrëve duke ndaluar kapsllëkun.

Ndihmon në funksionimin e trurit: Të gjithe perberesit e kesaj pijeje ndikojnë në aftësinë njohëse dhe memorie duke e bërë trurin tonë të funksionojë në mënyrë optimale.

Forcon zemrën dhe mushkëritë: Është një pije shumë e dobishme nëse synojmë funksionimin sa më të mirë të zemrës dhe mushkërive, sepse beta karotina dhe luteina që përmbajn panxhari dhe karota ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit, duke krijuar mbrojtje shtesë për zemrën shkruan revista Shije.

Si përgatitet?
Ashtu si lëngjet e tjera, është e këshillueshme për ta konsumuar esell në mënyrë që vitaminat dhe ushqyesët të asimilohen më mirë dhe më shpejtë. Ne ju këshillojmë që të hani mëngjesin gjysmë ore më vonë për të lejuar që të gjitha këto lëndë ushqyese të përfshihen pa ndërprerje në trup.

Përbërësit:
– 1 karotë
– 1 mollë jeshile
– 1 panxhar
– 150 ml ujë
– Akull

Përgatitja:
Lani të gjitha përbërësit mirë, prijini ato në copa dhe hidhini në një blender së bashku me ujin dhe akullin. Përzieini deri sa të gjithë komponentët të inkoporohen mirë me njëri tjetrin.
Pirja e kësaj përbërjeje në mëngjes do të thotë të marrësh një dozë të vitaminave dhe sapo ta pini do ndiiheni më të shëndetshëm dhe përfomanca juaj ditore do rritet sepse do ndiheni më të vëmendshëm gjatë punës suaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat