Mos i neglizhoni! Humbjet e papritura të ekuilibrit dhe problemet në organizëm

Shëndetësia

Mos i neglizhoni! Humbjet e papritura të ekuilibrit dhe problemet në organizëm

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 14:27
Foto Ilustrim

Humbja e papritur dhe e vazhdueshme e ekuilibrit të trupit është një shenjë shëndetësore që nuk duhet neglizhuar.

Ekuilibri i trupit kërkon ndërthurjen e një sërë procesesh të organizmit, prandaj humbja e papritur e tij mund të fshehë diçka serioze.

Çrregullimet që sjellin humbjen e ekuilibrit janë të ndryshme.

Marramendja

Marramendja prish ekuilibrin sepse shoqërohet me ndjesinë sikur gjithçka përreth teje rrotullohet. Marramendja kryesisht shkaktohet nga problemet me veshin e mesit.

Viruset që prekin nervat e veshit të mesit

Prania e viruseve shkakton inflamacion të nervit që lidh veshin e mesit dhe trurin. Si pasoshjë e viruseve, njeriu pëson humbje të dëgjimit, zhurmë në vesh, marramendje dhe humbje të ekulibrit që mund të zgjasë nga disa orë deri në disa ditë.

Humbja e ekuilibrit si pasojë e baktereve

Bakteret dhe mikrobet arrijnë të infektojnë kanalet e veshit duke shkaktuar enjtjen e tij, konfuzion të trurit dhe marramendje. Si pasojë e këtij problemi, njeriu ka temperaturë, të vjella dhe humbje dëgjimi. Ky problem zakonisht zgjidhet pa pasur nevojë për trajtime, por ndonjëherë mund të keni nevojë për trajtim të mirëfilltë mjekësor.

Sëmundja e Menier-it

Kjo sëmundje është e rrallë por shkakton marramendje serioze që zgjat nga 20 minuta në disa orë. Ajo shoqërohet me humbje dëgjimi dhe të vjella. Medikamentet, regjimi i duhur ushqimor dhe ushtrimet për ekuilibrin mund t’ju vijnë në ndihmë.

Efektet anësore të disa mjekimeve

Në disa raste, përdorimi i disa ilaçeve dhe medikamenteve mund të shkaktojë marramendje. Këto barna janë: antibiotikët, ilaçet kundër depresionit, tensionit të gjakut dhe inflamacionit. Nëse vini re që keni marramendje pas marrjes së ilaçit, konsultohuni me mjekun, por mos e ndërprisni kurën.

Migrena

Ushqimi, stresi dhe shkaktarë të tjerë të migrenës mund të dëmtojnë nervin vestibular të veshit dhe shpesh të shkaktojnë marramendje. Në këtë rast, marramendja shoqërohet me ndjeshmëri të lartë ndaj dritës, zhurmë në vesh dhe të përziera.

Goditjet dhe përplasjet e kokës

Një goditje në kokë mund të dëmtojë ekuilibrin e trupit në shumë mënyra. Përveç dëmtimit të veshit të mesit, ajo mund të ndikojë edhe tek shikimi dhe tek funksionet e trurit.

Të përzierat

Udhëtimi me anije, makinë, tren ose avion mund të shkaktojë të përziera dhe marramendje. Zakonisht këto ndjesi zhduken sapo të zbrisni nga mjeti me të cilin po udhëtoni. Në këto raste përpiquni të përqendroheni në një pikë të largët, ta mbani kokën drejt, të shmangni aroma të forta dhe të hani ushqime të lehta.

Kur të kërkoni ndihmë mjekësore

Humbja e papritur e ekuilibrit mund të jetë tregues i një problem serioz siç është mpiksja e gjakut, ishemia e të tjerë.

Kërkoni ndihmë mjekësore të menjëhershme nëse:

Nuk lëvizni dot ose nuk ndieni krahët dhe njërën anë të fytyrës.

Nuk mund të shikoni

Nuk flisni dot

Keni dhimbje therëse dhe të papritur koke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat