E ke tepruar me alkoolin gjatë festave? Disa mënyra për të shpëtuar nga dhimbja e kokës

Shëndetësia

E ke tepruar me alkoolin gjatë festave? Disa mënyra për të shpëtuar nga dhimbja e kokës

Më: 4 janar 2021 Në ora: 06:28
Ilustrim

Me siguri, edhe ju e keni lënë veten pak më të lirë gjatë festave të fundvitit sa i përket alkoolit apo jo? Epo, festat janë të bukura dhe ndonjëherë është e nevojshme që të lësh veten të lirë, pse jo, edhe ta teprosh pak me alkoolin. Por kjo nuk duhet të kushtëzojë jetën një ditë më pas. Për këtë shkak, nëse pas ditëve festive nuk ju pushon dhimbja e kokës, po ju tregojmë disa këshilla që do t’ju ndihmojnë ta kaloni me lehtësi dhimbjen e padurueshme.

Ujë

Uji është shumë i rëndësishëm. Alkooli bëhet shkak për dehidratimin e trupit dhe asgjë më mirë se uji nuk ndihmon. Hidratimi do t’ju largojë lehtësisht dhimbjen e kokës.

Përgatitni një limonadë

Limonada do t’ju lehtësojë ndjenjën e stomakut të trazuar e rrjedhimisht do t’ju bëjë të ndiheni më mirë. Shtrydhni një limon në një gotë me ujë dhe më pas pijeni.

Banane

Mund të duket e çuditshme, por konsumimi i një bananeje mëngjesin pas dehjes do t’ju bëjë patjetër të ndiheni më mirë. Banania ndihmon dukshëm në përmirësimin e dhimbjes së kokës.

Mjalti

Mjalti është një nga super ushqimet. Vetitë e tij kurative janë të famshme, por deri tani ndoshta nuk e keni ditur që një lugë mjaltë mund të lehtësojë simptomat pas dehjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat