Këta janë faktorët që ndikojnë për të pasur një lindje natyrale

Shëndetësia

Këta janë faktorët që ndikojnë për të pasur një lindje natyrale

Më: 4 janar 2021 Në ora: 14:46
Foto Ilustrim

Në ecurinë e procesit të lindjes mund të ndikojnë shumë faktorë. Për shembull:

Përmasa e kokës së fetusit: duke qenë se kockat e kafkës nuk janë lidhur mirë së bashku, koka e fetusit merr formën dhe përmasat e legenit tuaj gjatë kohës që lëviz përmes kanalit të lindjes (vaginës). Në rast se gjatë lëvizjes koka zë një kënd të çuditshëm, kjo mund të ndikojë në kohëzgjatjen e lindjes.

Pozicioni i fetusit: koka e tij mund të mos jetë gjithnjë në pozicionin ideal dhe ndonjëherë mund të nxjerrë në fillim të ndenjurat ose këmbët. Madje ka raste kur vendoset në anë të vaginës..

Aftësia e qafës së mitrës për t’u holluar dhe zgjeruar: në shumicën e lindjeve, qafa e mitrës hapet ashtu siç pritet, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për shpejtësinë me të cilën ndodh.

Barnat: ka raste kur disa qetësues mund ta përshpejtojnë ose ta pengojnë procesin e lindjes. Disa mjekë sugjerojnë se nëse i merrni që në fillim qetësuesit, ata do t’ju lejojnë të çlodheni dhe të jeni më të përgatitura për procesin e lindjes. Disa barna mund të ndikojnë në aftësinë tuaj për të shtyrë, duke bërë që efektet e tyre të mos jenë të dobishme.

Përmasat dhe hapësira e legenit: legeni duhet të ketë hapësirën e nevojshme, që koka e fetusit të dalë lirshëm. Fatmirësisht, në shumicën e rasteve përmasat e fetusit janë në proporcion të barabartë me legenin e nënës. Për shembull, gratë që kanë përmasa të vogla kanë tendencë të lindin foshnja më të vogla. Në raste shumë të rralla, përmasat e legenit mund të përbëjnë problem e për pasojë ngadalësojnë edhe procesin e lindjes.

Aftësia për të shtyrë: duke qenë se për të shtyrë përdorni muskujt e barkut, gjendja e mirë fizike do t’ju ndihmojë që ky proces të jetë edhe më i lehtë. Nëse procesi i lindjes zgjat shumë dhe ndiheni të lodhura, do ta keni më të vështirë të shtyni.
Gjendja fizike: nëse në sallën e lindjes jeni plotësisht të shëndetshme dhe të çlodhura, do të keni më shumë fuqi për të përballuar kontraktimet. Nëse jeni sëmurë dhe të lodhura, apo nëse faza e hershme e lindjes është veçanërisht e gjatë, kur të vijë koha për të shtyrë nuk do të keni fuqi ta bëni.

Këndvështrimi juaj: nëse jeni optimiste dhe angazhoheni në proces, do t’ia dilni mbanë më lehtë dhe mund të lindni më shpejt.
Mbështetja e stafit dhe trajnuesit tuaj të lindjes: këta njerëz mund të ndikojnë pozitivisht te ju, për të përballuar me sukses lindjen. Një atmosferë mbështetëse ju ndihmon të jeni e qetë mendërisht dhe fizikisht

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat