Njerëzit me antitrupa ndaj Covidit përsëri mund të përhapin infeksionin, zbulon studimi i fundit

Shëndetësia

Njerëzit me antitrupa ndaj Covidit përsëri mund të përhapin infeksionin, zbulon studimi i fundit

Më: 17 janar 2021 Në ora: 07:58
Ilustrim

Ndërsa zvarritet pandemia, ne vazhdojmë të mësojmë më shumë rreth koronavirusit çdo ditë.

Kohët e fundit, studiuesit zbuluan lajme të mira dhe lajme të këqija në të njëjtën kohë shkruan Best Life.

Nga njëra anë, ata zbuluan se njerëzit që kanë pasur Covid ruajnë mbrojtjen nga virusi përmes antitrupave për më shumë se sa mendohej fillimisht.

Mirëpo nga ana tjetër, studimi gjithashtu arriti në përfundimin se megjithëse njerëzit me imunitet janë të mbrojtur nga sëmundja gjatë asaj periudhe, ata përsëri mund të infektohen.

Njerëzit me antitrupa ende mund të përhapin Covid-19.

 

Studimi i janarit për Shëndetin Publik të Anglisë – zbuloi se personat me imunitet nga antitrupat mund të jenë akoma në gjendje të mbajnë virusin në hundën dhe fytin e tyre.

Këta persona atëherë do të ishin të aftë të infektojnë të tjerët me Covid pavarësisht nga antitrupat që i mbajnë ata të sigurt që të mos sëmuren vetë.

Sipas një deklarate nga studiuesit, disa njerëz me imunitet të fituar natyrshëm “mbartin nivele të larta të virusit dhe mund të vazhdojnë të transmetojnë virusin tek të tjerët”.

“Nëse besoni se keni pasur tashmë sëmundjen dhe jeni të mbrojtur, mund të siguroheni se nuk ka shumë të ngjarë që të zhvilloni infeksione të rënda, por ekziston ende një rrezik që të mund të merrni një infeksion dhe t’i transmetoni të tjerëve”, thanë studiuesit.

“Tani më shumë se kurrë, është jetësore që të gjithë të qëndrojmë në shtëpi për të mbrojtur shërbimin tonë shëndetësor dhe për të shpëtuar jetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat