6 gabime gjatë krehjes që po ju dëmtojnë flokët

Shëndetësia

6 gabime gjatë krehjes që po ju dëmtojnë flokët

Më: 23 janar 2021 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Krehja e flokëve">flokëve duket si procesi i fundit që mund t'i dëmtojë ato, por kjo vetëm nëse e bëni në mënyrën e duhur. Gabimet gjatë krehjes mund t'i bëjnë më shumë keq sesa mirë flokëve">flokëve tuaj dhe të pengojnë rritjen e tyre, prandaj duhet të keni parasysh çfarë duhet bërë dhe çfarë jo.

1. Po kreh flokët">flokët në drejtimin e gabuar!

Duke lëvizur krehërin nga lart-poshtë, do të dëmtoni folikulën dhe rrjedhimisht, flokët">flokët tuaj do të këputen. E mira është të nisni ngadalë me fundet e flokëve">flokëve. Ndajini në seksione për ta patur më të thjeshtë.

2. Po krihni vetëm fundet!

Edhe pse duhet të filloni nga fundet, s'do të thotë të shmangni pjesën e sipërme të kokës.

3. Po përdorni krehërin e gabuar

Krëhëri i saktë do t'ju kursejë flokë dhe nerva! Bëni kujdes të zgjidhni krëhërin që i përshtatet flokëve">flokëve tuaj.

4. Po i krihni shumë shpesh

Duke i krehur shpesh, mund t'i dobësoni dhe si pasojë do të jetë më e lehtë të këputen. Përpiquni të fokusoheni tek cilësia e krehjes dhe jo tek shpeshtësia. Mos harroni të lani krehërin rregullisht, nëse s'doni të shpërndani në flokë qelizat e vdekura.

5. I krihni të thata

Specialistët e flokëve">flokëve rekomandojnë të shmangni krehjen e flokëve">flokëve kur ato janë të thata dhe të përdorni produkte që do t'jua bëjnë më të thjeshtë procesin. Nëse i krihni kur janë 100% të thara, përveç dhimbjes, do të shihni flokë të këputura.

6. Nuk i krihni para larjes

Kjo teknikë do t'ju ndihmonte që flokët">flokët të mos ngatërrohen më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat