Mamia Razije Musa: Kthejuni natyrës, ushqeni fëmijët me antibiotikë natyralë

Shëndetësia

Mamia Razije Musa: Kthejuni natyrës, ushqeni fëmijët me antibiotikë natyralë

Më: 28 janar 2021 Në ora: 17:25
Ilustrim

Në faqen e saj zyrtare, mamia Razije Musa ka ndarë me nënat këshillën e radhës rreth ndikimit të antibiotikëve në shëndetin e fëmijës.

Mamia ka bërë të qartë se përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve shkatërron bakteriet dhe humb balancin mes tyre.

Për këtë arsyje, ajo ka rekomanduar që te fëmijët të përdorën antibiotikët natyralë.

Kjo përfshin ushqimet si hudhra, xhenxhefili, mjalta, jogurti dhe më e rëndësishme ekspozimi i fëmijëve në natyrë.

Postimin e plotë të mamisë mund ta lexoni më poshtë.

Të dashura nana uroj ta shijoni vikendin. Ditë më parë pash një kronikë televizive këtu në Londër rreth përdorimit të antibiotikëve.

Ekspertët po ngrejnë alarmin se përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve po e shkatëron shëndetin e njerëzve.

Duke marrë antibiotikë shumë shpesh shkatrohen bakteriet dhe humb balanca mes atyre të mirave dhe atyre të këqijave, rrjedhimisht ndodhë ajo që quhet rezistencë në antibiotikë dhe pastaj më as marja e tyre nuk ka efekt.

E kam hallin te fëmijët që shumë herë shoh se edhe për viruse marin antibiotikë.

Kthejuni natyrës, ushqeni me antibiotikë natyralë, hudër, xhenxhefill, mjaltë, përdorni oreganon, jepini kos për shkak të bakterieve të mira, nxjerini në natyrë, jepini boronica të kuqe, pra fokusohuni në gjëra të padëmshme.

Kuptohet secilën nga produktet e sipër përmendura i jepni kur të arrihet mosha.

Mos harroni se natyra ka fuqi të madhe.

Me dashuri, Razija

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat