Simptomat e llojit të ri të virusi janë të ngjashme me ato të deritanishmet, por ekziston një ndryshim i madh

Shëndetësia

Simptomat e llojit të ri të virusi janë të ngjashme me ato të deritanishmet, por ekziston një ndryshim i madh

Më: 31 janar 2021 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Pacientët raportuan vetë simptomat, ndërsa hulumtimi përfshiu periudhën nga 15 nëntor deri më 16 janar.

Simptomat më të zakonshme të llojit të ri më infektues të COVID-19 janë disi të ndryshme nga simptomat e koronavirusit origjinal, tregon një studimi i ri.

Personat e infektuar me llojin e ri kanë më shumë të ngjarë të zhvillojnë simptoma “klasike” të tilla si kollitja, dhimbje fyti, lodhja dhe dhimbja muskulore, ndërsa shumë më pak raste të humbjes së nuhatjes dhe shijes janë raportuar, tregon studimi i botuar nga Enti Shtetëror i Statistikave të Anglisë.

Simptomat gastrointestinale, gulçimi (vështirësi me frymëmarrjen) dhe dhimbja e kokës shfaqen në të njëjtën masë.

Të infektuarit u pyetën nëse kishin përjetuar ndonjë simptomë të mundshme një javë para se të testoheshin, si dhe çfarë simptomash të lidhura me COVID-19 kishin në shtatë ditët e fundit.

“Dallimi më i madh është tek kollitja, dhimbja e fytit, lodhja dhe dhimbjet e muskujve”, informuan ekspertët britanikë, duke theksuar se këto simptoma janë më të zakonshme në llojin e re.

Ata tregojnë se është akoma shumë herët për të thënë nëse lloji i ri i koronavirusit është më vdekjeprurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat