Bota është paralizuar nga COVID-19, Alimehmeti: Këtë vit gripi është zhdukur

Shëndetësia

Bota është paralizuar nga COVID-19, Alimehmeti: Këtë vit gripi është zhdukur

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 15:19
Ilir Alimehmeti 

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti ditën e sotme k qenë i ftuaar në rubrikën “Kujdes Shëndetin” tek “E Diela Shqiptare”.

Ndër të tjersh, mjeku ka treguar se në Shqipëri dhe në të gjithë hemisferën veriore nuk ka grip por vetëm Covid.

Enkel Demi: Ju përmendët gripin normal, sezonal. Ka gjasa që unë kam temperaturë tani, jam duke parë doktor Ilirin në televizor por jam me grip jo me Covid.

Ilir Alimehmeti: Sivjet gripi është zhdukur, nuk ka grip dhe si duket kur janë këto simptoma, gjasat më të mëdha janë të Covid-19 dhe kërkohet testi.

Enkel Demi: Pra në këto moment që flasim, vetëm në këtë vit i bie që çdo grip është Covid?

Ilir Alimehmeti: Dhe jo vetëm në Shqipëri, është në të gjithë hemisferën veriore që po e vemi re këtë. Nuk e vumë re shumë në hemisferën jugore. Kur ne ishim në verë ata ishin në dimër, atje nuk u vu shumë re kështu, por në hemisferën veriore jemi komplet situatë tjetër.

Enkel Demi: Ndoshta virusi ka ndryshuar dhe na ka dhënë këtë gjë?

Iliri Alimehmeti: Jo, është edhe popullata që është ndryshe por është edhe fakti që masat që u morën ishin muajt e para për ata dhe masat ishin pak më ndryshe në krahasim 6 muaj mbrapa që flasim neve sot. Ndërgjegjësimi është më i madh, ka ardhur duke u rritur. Duhet të marrim parasysh që hemisfera jugore ka një moshë mesatare shumë më të ulët sesa çka hemisfera veriore. Risku më i madh është për të mëdhenjtë dhe si rrjedhim kujdesi është më i madh në hemisferën veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat