Epidemiologu flet: Keni Covid-19, sepse gripi sezonal nuk ekziston më

Shëndetësia

Epidemiologu flet: Keni Covid-19, sepse gripi sezonal nuk ekziston më

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Sipas Epidemiologut nuk ka më vend për dyshime.

Me ardhjen e dimrit shqetësimi më i madh i mjekëve, ekspertëve apo dhe popullit ka qënë bashkimi i gripit dhe virusit Covid-19, ose dallimi midis të dyve

Mesa duket sipas fjalëve të epidemiologut Ilir Alimehmeti nuk ka vend për dyshime pasi gripi këtë vit nuk është shfaqur fare, duke i lënë vendin vetëm Covid-19

Në një intervistë, i pyetur nëse persona që kanë temperaturë tani, mund të kenë gripin sezonal, epidemiologu tha se gjasat janë më të mëdha që të jetë simptomë e Covidit dhe në këtë rast duhet të kërkohet të kryhet testi:

“Sivjet gripi është zhdukur, nuk ka grip dhe si duket kur janë këto simptoma, gjasat më të mëdha janë të Covid-19 dhe kërkohet testi. Dhe jo vetëm në Shqipëri, është në të gjithë hemisferën veriore që po e vemi re këtë. Nuk e vumë re shumë në hemisferën jugore. Kur ne ishim në verë ata ishin në dimër, atje nuk u vu shumë re kështu, por në hemisferën veriore jemi komplet situatë tjetër.”

Pyetja: Ndoshta virusi ka ndryshuar dhe na ka dhënë këtë gjë?

Iliri Alimehmeti: Jo, është edhe popullata që është ndryshe por është edhe fakti që masat që u morën ishin muajt e parë për ata dhe masat ishin pak më ndryshe në krahasim 6 muaj mbrapa që flasim neve sot. Ndërgjegjësimi është më i madh, ka ardhur duke u rritur. Duhet të marrim parasysh që hemisfera jugore ka një moshë mesatare shumë më të ulët sesa ç’ka hemisfera veriore. Risku më i madh është për të mëdhenjtë dhe si rrjedhim kujdesi është më i madh në hemisferën veriore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat