Zbuloni dobitë shëndetësore që gjenden në një filxhan me çaj kamomili dhe dafine

Shëndetësia

Zbuloni dobitë shëndetësore që gjenden në një filxhan me çaj kamomili dhe dafine

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 23:29
Foto ilustrim

Çajrat janë të shkëlqyera për përkujdesjen shëndetësore.

Përveçse kanë një shije të mirë, çajrat e përgatitur në shtëpi mund të bëhen me lloje të ndryshme bimësh që kanë benefite të ndryshme në organizëm.

Mes tyre janë gjethet e kamomilit dhe dafinës. Me këtë çaj do të përfitoni:

Do të lehtësoni dhimbjet e stomakut dhe tretjes

Do të lehtësoni simtpomat e ftohjes dhe gripit

Do të përmirësojë gjumin dhe do të ulë temperaturën

Do të trajtojë inflamacionin

Benefitet e dafinës:

Dafina numëron shumë benefite për trupin, pasi përmban antioksidantë të ndryshëm si:

Vitamina A

Vitamina C

Acid folik

Acid panotenik

Niacinë

Riboflavinë

Minerale: selen, zink, kalium

Ndihmon tretjen

Gjethet e dafinës kanë veprim tretës, ndihmojnë në prodhimin e lëngut biliar nga ana e mëlçisë dhe stimulojnë prodhimin e enzimave tretëse. Kush vuan nga problemet e tretjes është mirë ta inkorporojë në çajra dafinën si dhe në vakte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat