Nga përvoja e gjysheve; si të trajtoni në kushte shtëpie të gjitha problemet me gojën nga aftet deri tek era e keqe

Shëndetësia

Nga përvoja e gjysheve; si të trajtoni në kushte shtëpie të gjitha problemet me gojën nga aftet deri tek era e keqe

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Gjyshet dinë ca nga ato sekretet e vogla që zgjidhin punë aty për aty, në kushtet e shtëpisë dhe sot Living do t'ju tregojë disa nga sugjerimet e tyre të vyera për: dhimbje dhëmbësh, plagë të gojës, aromë e padëshirueshme dhe probleme të tjera të lidhura me gojën. Mahisjet, që mund të shfaqen atëherë kur s’i pret: kur je me pushime, një të shtune në darkë apo një të diele pasdite. E në këto raste si t’ia bësh? Në këto raste është shumë e dobishme të njohësh ca mënyra të shpejta dhe efikase mjekimesh, duke përdorur ingredientë të thjeshtë dhe natyralë që na gjenden edhe në shtëpi. Përveç kësaj, barërat e gjysheve shërbejnë edhe për të pasur dhëmbë të bardhë, një aromë të mirë të gojës dhe për të parandaluar krijimin e gurëzave. Ja disa nga këto sekrete të urta.

Dhimbja e dhëmbëve:

1. Nëse dhëmbi ose dhëmballa është gërryer, në këtë boshllëk fut një copë karafili (nga ai që përdorni për sherbetin e bakllavasë). Dhimbja do të zbutet shumë shpejt, deri sa të të kalojë plotësisht. 
2. Përgatit një kompresë me gjethe Groshële apo Dragoi të lara mirë dhe aplikoje direkt mbi pjesën e mishrave që dhembin. 
3. Por edhe një kompresë, duke përvëluar gjethet e Mëllagës në pak ujë të vluar, nuk do ishte më pak efikase. Kulloji më pas gjethet e mëllagës dhe vendosi direkt mbi pjesën e dhimbshme të mishrave të dhëmbëve. 
4. Mos u çudit. Pasi t’i kesh larë shumë mirë ca Gjethe Delli mund t’i përtypësh gjatë dhe dhimbja zhduket. 
5. Vlen njësoj edhe për majdanozin. Merr disa gjethe të freskëta të tij dhe përtypi ngadalë. Janë qetësuese shumë të mira të dhimbjes së dhëmbëve dhe mishrave. 
6. Pasi t’i kesh shtypur mirë disa gjethe lakre, me lëngun e shtrydhur të tyre njom kompresa të vogla dhe vendosi direkt në zonën e infektuar apo të dhimbshme. Ndërroje disa herë kështu kompresën që është mirë të përgatitet me garzë të sterilizuar. 
7. Ose përgatit një çaj të thjeshtë. Ziej në një litër ujë një grusht rigon për 15 minuta. Lëngun e filtruar mund ta përdorësh shumë kollaj për shpëlarjen e gojës dhe gargarat.

Plagë dhe afte

1. Në darkë, para se të flesh, fut në gojë një lugë mjaltë. 
2. Përgatit një çaj me 100 gramë gjethe borziloku: lerini të zbutet për rreth një orë në pak ujë dhe më pas ziejini gjethet e zbutura në një litër ujë për rreth një çerek ore. Me këtë çaj mund të shpëlash gojën herë pas here. 
3. Ose mund të bësh shpëlarje të shpeshta të gojës me lëng limoni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat